Transmetuar më 26-11-2022, 20:33

Gjatë një interviste të dhënë ditën e djeshme, moderatorja Arbana Osmani u shpreh se kasti i personazheve që do të marrin pjesë në “Big Brother Vip 2” do të jetë më i mirë se ata të sezonit të parë.

Së fundmi, “Kryefjala.com”, ka raportuar se personazhi i parë që do të jetë pjesë e “Big Brother Vip 2”, është moderatorja e njohur Kiara Tito.

Ndërsa nga vetë moderatorja nuk ka ende asnjë reagim.

Por kur do të nisë “Big Brother VIP 2”?

“Do të nisë brenda këtij viti. Është përzgjedhur kasti. Kemi kërkuar personazhe dhe karaktere që njerëzit të afeksionohen pas tyre. Edhe në edicionin e parë, publiku e ndiqte sepse u pëlqenin personazhet, jo skandalet. Ndryshe nga viti i kaluar janë personazhe më të njohur dhe kanë karriera më aktive dhe më të gjata. Ka një konkurrencë shumë më të madhe se kush do të hyjë, nga viti që shkoi. Kemi gati një edicion të ri me një kast të shkëlqyer që mbase do t’i lënë në hije ata të edicionit të kaluar”- tha Arbana Osmani.

Kush ka qenë personazhi më dinjitoz nga viti i kaluar? Ja si u përgjigj Arbana.

“Çdo personazh është trajtuar me dinjitet. Janë theksuar pikat e tyre të forta. Të gjithë ata janë shfaqur në një mënyrë që publiku nuk e kishte njohur. Janë trajtuar me shumë kujdes, ka qenë një edicion që shihej me kuriozitet nga të gjithë.”