Transmetuar më 26-11-2022, 12:35

Luis Enrique paralajmëroi me shaka Ferran Torres që, nëse planifikon të ketë një fëmijë me vajzën e tij, Sira Martinez, ai nuk do të shkelë kurrë më në fushë!

Kur u pyet për mendimet e tij nëse Ferran Torres (i lidhur me vajzën e tij) vendosi të festonte me thithjen e gishtit (gjestin e biberonit), trajneri i Spanjës lëshoi ​​një paralajmërim me shaka për dhëndrrin-futbollist:

“Nëse Ferran Torres shënon një gol dhe feston me biberonin e foshnjës në gojë, unë do ta ul menjëherë në stol dhe ai nuk do të shkel më kurrë në një fushë futbolli”.

Ferran Torres është në një lidhje me Sira Martinez, e cila është vajza e trajnerit të tij në kombëtare. Dyshja duken të vendosur në lidhjen e tyre, edhe pse Luis Enrique me sa duket nuk është ende gati të bëhet gjysh.

Në të vërtetë, Torres shënoi dy herë në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës për Spanjën. Ishte një “tërmet” 7-0 ndaj Kosta Rikës. Sulmuesi i Barcelonës ia dedikoi golat të dashurës së tij.

“La Roja” do të takohet me Gjermaninë, më 27 nëntor, me skuadrën e Hansi Flick, e cila vjen pas humbjes së hidhur të ndeshjes ianuguruese në Katar, kundër Japonisë.