Transmetuar më 25-11-2022, 18:24

Kosovë- Një 48 vjeçar në Kosovë ka ndërruar jetë në burgun e Dubravës. Mësohet se i ndjeri ka ndërruar jetë rreth orës 11:00 të ditës së premte.

Sipas mediave të Kosovës, i ndjeri ishte dënuar për veprat penale ‘Grabitje, Mbajtje në pronësi ose posedim i paautorizuari armëve’. Gjithashtu bëhet me dije se i njëjti person kishte kërkuar dy herë që t’i pezullohej dënimi për shkak të gjendjes shëndetësore, por kërkesa e tij ishte refuzuar.

“SHKK për shkak të gjendjes së tij shëndetësore ka bërë dy herë kërkesë për pezullimin e dënimit, por kërkesat janë refuzuar”-thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Ndërkohë që pritet rezultati i autopsisë, organet po zhvillojnë hetimet e nevojshme.