Transmetuar më 25-11-2022, 11:55

Durrës- Mbërrin në brigjet e Durrësit, “Black Pearl” superjahti me vela 106,7 metra me tre shtylla.

Mbërritja e tij ditën e sotme në birgjet e qytetit bregdetar është bërë me qëllim furnizimin dhe ndërrimin e ekuipazhit.

Black Pearl është ndërtuar nga Oceanco dhe iu dorëzua pronarit të saj në 2018. Ai është rezultat i një dizajni evolucionar nga Ken Freivokh Design, Nuvolari Lenard dhe “Villate Design”. Pavarësisht strukturës së madhe, disa ekspertë e konsiderojnë këtë të fundit më tepër një jaht motorik me vela sesa një anije me vela. Që nga fillimi i vitit 2019, “The Black Pearl” ka mbledhur çmime si “Jahti më i mirë lundrues prej 60 metrash e lartë”, në ëorld Superyacht Awards, si dhe çmimin “Arkitektura më e mirë detare për lundrim për jahtet”.