Transmetuar më 25-11-2022, 10:51

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, u fotografua me një Rolex ylber në dorë, me vlerë 520.000 £, teksa mbërriti në stadiumin e Doha-s të hënën, përpara fitores 6-2 ndaj Iranit në Kupën e Botës.

Një gjest që shihet edhe si mesazh i koduar për FIFA-n, sepse Kane e gjen veten të përfshirë në një polemikë mbi të drejtave të njeriut në vendin pritës të Botërorit, Katar, veçanërisht ndalimin e homoseksualitetit.

England captain Harry Kane was pictured wearing a £520,000 rainbow Rolex as he arrived at FIFA's stadium in Doha on Monday ahead of England's World Cup win over Iran

Skuadrave iu tha që të mos mbanin shirita “OneLove” në mbështetje të komuniteteve LGBTQ+, megjithëse lojtarët gjermanë protestuan duke vendosur duart mbi gojë para ndeshjes së tyre kundër Japonisë, një denoncim për heshtjen që po vendos FIFA.

Rolex-i ylber i Kane, potencialisht një referencë për flamurin e krenarisë së LGBTQ+, mund të interpretohet si një protestë e ngjashme simbolike. Llogaria në Instagram “Insane Luxury Life” ndau një foto të Kane me orën në dorë, e cila ishte mbajtur më parë nga Stormzy në “Brit Awards” më 2020.

Kane's rainbow Rolex - potentially a reference to the rainbow Pride flag - could be interpreted as a possible protest against host nation Qatar's human rights record

Ata e përshkruajnë: ‘Kapiteni i Anglisë @harrykane mbajti një @rolex Daytona ‘Rainbow’ 116595RBOW të rrallë, me ar rozë 18k, një nga orët më të kërkuara në treg. Kjo kryevepër është e vendosur me 36 safirë ylber të prerë në në kornizë, 56 diamante me prerje brilante në këllëf dhe 11 safirë me ngjyrë ylberi të prerë si shënjues të orës.

Daytona Rainbow u prodhua për herë të parë në vitin 2012 në 18k ar të bardhë dhe 18k ar të verdhë, në atë kohë nuk u vlerësua shumë nga tregu. Çmimi aktual i saj në treg është 650.000 dollarë".

England Captain Harry Kane wears the One Love Rainbow Armband during the UEFA Nations League match against Italy. He has been banned from wearing the armband by FIFA during the Qatar World Cup 2022

Kane u kthye në stërvitje të plotë të enjten, ndërsa James Maddison është ende në rrezik për ndeshjen e dytë të Anglisë në Kupën e Botës kundër SHBA, që do të luhet sot.

Kane pësoi një goditje në kyçin e këmbës gjatë fitores 6-2 ndaj Iranit, por skanimet e qartësuan plotësisht situatën dhe ai do të jetë i aftë për të luajtur.