Transmetuar më 25-11-2022, 09:02

Trishtimi i Cristiano Ronaldos për largimin nga Manchester United nuk zgjati shumë. Mjaftoi vetëm veshja e fanellës së Portugalisë dhe çdo mendim i hidhur u kthye në gëzim të pastër. 37-vjeçari e nisi Botërorin e Katarit direkt me një rekord, “qershia mbi tortë” për karrierën monstruoze të ish-sulmuesit të Real Madridit dhe Juventusit.

Duke shënuar golin e çastit 1-0 kundër Ganës nga pika e bardhë, Ronaldo hyri në historinë e Kupës së Botës. Më saktësisht, ai shënoi gol në edicionin e pestë, nga pesë të luajtur në Botëror. Kjo e bën atë lojtarin e parë dhe të vetëm në historinë e këtij kompeticioni madhor të kombëtareve të botës.

Ronaldo kishte shënuar tashmë të paktën një herë më 2006 në Gjermani, 2010 në Afrikën e Jugut, 2014 në Brazil (për ironi, po kundër Ganës) dhe më 2018 në Rusi. Mbrëmjen e djeshme shënoi edhe në Katar, ndaj hyn në historinë e Botërorit si legjendë.

Po Leo Messi? Edhe ai mori pjesë në Botërorin e parë në vitin 2006, kjo është edhe pjesëmarrja e pestë për të. Me përjashtim të faktit që argjentinasi dështoi në mënyrë sensacionale të shënonte gol në vitin 2010. Duke shënuar në debutimin e tij kundër Arabisë Saudite, ai e gjeti golin në edicionin e katërt të Kupës së Botës. Të pestë nuk do të ketë për të, ndaj në këtë drejtim do të jetë deficitar në krahasim me CR7.

Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe teksti që thotë "2006 FIFA FIFAWORLD WORLD CUP 2010 FIFA WORLD CUP 2014 FIFA WORLD CUP 018 FIFA WORLD CUP @AZRORGANIZATION 2022 FIFA WORLD CUP"

Cristiano Ronaldo tundi rrjetën e portës së Ganës në Katar, bëhet lojtari i parë që shënon në 5 Kupa të Botës 😍

🇩🇪 2006 – 1 gol

🇿🇦 2010 – 1 gol

🇧🇷 2014 – 1 gol

🇷🇺 2018 – 4 gola

🇬🇭 2022 – 1 gol

Legjendë 🇵🇹