Transmetuar më 24-11-2022, 18:22

FIER- Zbulohet laboratori i kokainës në Fier. Laboratori është zbuluar në fshatin Fratar në qytetin e Fierit. Operacioni është zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Dea Amerikane dhe Policia e Malit të Zi. Si pasojë e operacionit të zhvilluar janë arrestuar 15 persona, katër prej të cilëve janë kapur në Tiranë.

Magazina është në pronësi të një prej personave të vënë në pranga. Në ambientet e magazinës janë gjetur 400 kilogramë pleh kimik i përzier me kokainë. Droga mendohet të ketë ardhur nga Mali i Zi. Në të njëjtin ambient janë gjetur dhe 2 kallashë, 1 shotgun dhe një çifte.