Transmetuar më 24-11-2022, 10:47

Me fillimin e Kupës së Botës, faqet e takimeve të nxehta janë shumuar në Katar, në të cilat disa eskorta ofrohen për tifozët që vijnë nga jashtë për të ndjekur ekipet e tyre kombëtare. Shumë përdorues po komentojnë shërbimet e ofruara në internet, disa prej të cilave janë shumë të rrezikshme.

“Është një rrezik i çmendur, por jam i sigurt se shumë fansa do të përfitojnë prej tij”, – shkruajnë ata nga Mbretëria e Bashkuar. Eskortat ofrojnë tarifa për të shoqëruar burrat në stadium dhe për t’u paraqitur si gratë e tyre, pasi seksi jashtë martesës konsiderohet i paligjshëm në Katar.

"Nëse bashkatdhetarët tanë do të zbuloheshin, – shkruajnë ata në Mbretërinë e Bashkuar, – qeveria jonë nuk mund të bënte asgjë për t’i parandaluar ata të burgosen". Faqet shpjegojnë me detaje të gjitha masat paraprake që eskortat kanë studiuar për të mos u zbuluar.

Ata ofrojnë të veshin "abaya" tradicionale, një mantel i gjatë i zi që mbulon të gjithë trupin, për t’i bërë ato të duken më autentike kur pozojnë si bashkëshorte. Kushdo që gjendet me një prostitutë rrezikon një dënim me burg prej të paktën 3 vitesh, sipas kodit të rreptë islamik. Gratë mund të burgosen deri në 7 vite dhe të detyrohen të durojnë deri në 100 kamxhikë nëse shpallen fajtore për përfshirje në seks paramartesor.