Transmetuar më 23-11-2022, 10:57

Klisman Nikolli, oficer i patrullës së përgjithshme në Policinë e Shëngjinit është arrestuar nga karabinierët në Itali, si pjesë e një grupi prej tre personash të akuzuar për disa vjedhje dhe tentativa në Venetto dhe Friuli nga data 30 tetor deri më 15 nëntor.

Sipas "BW" nga Policia e Lezhës, bëjnë me dije se Nikolli ndodhej nën vëzhgim prej kohësh në Shqipëri, pasi dyshohet për shpërdorim detyre dhe i implikuar në kultivimin e bimëve narkoti

Burimet bënë me dije se Nikolli prej më shumë se një viti po mbahej nën përgjim, teksa ishte shkëputur disa herë nga puna si efektiv në Lezhë duke marrë leje. Ndërkohë që pas mbledhjes së provave, pritet dhe urdhër-arresti për të nga Gjykata në Shqipëri, në lidhje me dyshimet për aktivitetin e tij ilegal.

Ndërkohë familjarët e tij mohojnë lajmet e mediave italiane për arrestimin e tij në Itali për vjedhje. Nëna e 27-vjeçarit Gjelina Nikolli deklaroi se ai ndodhet në Gjermani dhe nuk ka asnjë lidhje me atë që shkruajnë mediat italiane.

Janë të gjitha gënjeshtra,shpifje e intriga të keqdashësve të familjes Nikolli”, deklaroi ajo. Sipas nënës, komunikimi i fundit me të birin është i ditës së djeshme.

Më 17 nëntor Nikolli u bllokua nga karabinierët e kompanisë Portogruaro kur tentoi të kthehej në Shqipëri. Në dhomën e hotelit në San Stino di Livenza, ku ndodhej me bashkë të hetuarit Viktor Bilani, 30 vjeç dhe Flor Koca, 35 vjeç, valixhet e tyre tashmë ishin gati, por në vend se ti merrte dhe ti dërgonte në aeroport një grua vendase siç e kishin parashikuar, ata u përballën me karabinierët.

Ish-burri priti derisa vajza u largua në klub…/ DETAJE nga vrasja e çiftit shqiptar në Itali, skena makabre para syve të 15-vjeçares Grupi, sipas rikonstruksionit të hetuesve vepronte mes orës 17:30 dhe 19:00.