Transmetuar më 22-11-2022, 21:58

TIRANË – Lëvizja Universitare ka bërë me dije protestën e radhës. Tubimi i radhës do të mbahet të enjten ora 24 nëntor 2022 ora 10.00-11.00, tek rruga "George Bush" përballë Parlamentit.

Në protestën Kombëtare Universitare do të marrin pjesë pedagogë dhe staf ndihmës, studentë, shoqëri civile, aktivistë, gazetarë dhe përfaqësues të institucioneve publike që lidhen me arsimin dhe shkencën.

Pedagogët janë shprehur se i kanë vendosur një afat të ri qeverisë, i cili mbaron në muajin shkurt. Nëse deri atëherë kërkesat e tyre nuk janë marrë parasysh nga qeveria ata do t’i rikthehen sërish bojkotit. Ata kërkojnë një rritje page me 30% në këtë vit dhe 20% vitin që vjen si dhe mbështetje finaciare për kërkimet shkencore dhe invenstime në infrastrukturen universitare.