Transmetuar më 22-11-2022, 19:58

DURRËS- Aksident i trefishtë në lagjen 17 të qytetit të Durrësit, pranë rrugës "Tropoja".

Tre automjete janë përplasur në afërsi të tregut industrial, por deri më tani nuk raportohet për persona të lënduara.

Sipas të dhënave paraprake, edhe dëmet materiale kanë qenë të pakta, deri më tani mendohet se shkak i përplasjes ka qenë lagështia në rrugë.