Transmetuar më 22-11-2022, 18:34

ITALI- Ngjarje makabre në Itali. Një burrë ka vrarë nënën e tij dhe e ka ruajtur në një frigorifer në mënyrë që të vazhdonte të gëzonte pensionin e saj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Ceglie Messapica.

Ende nuk dihet se sa kohë ka që 85-vjeçarja mbahet në frigorifer, por krimi makabër është zbuluar mesditën e sotme, rreth orës 15:00. Karabinierët e stacionit lokal dhe ushtarët mbërritën në lagjen Mazzella, afër ferma Seppunisi, në periferi të qytetit, ku dhe zbuluan krimin makabër.

Prokurori në detyrë Mauron Gallone ka tashmë në dorë dosjen. Pritet që të bëhet autopsia e trupit dhe ekspertiza që do të tregojë se sa kohë është mbajtur e moshuara në frigorifer dhe se si i ka ardhur vdekja.