Transmetuar më 22-11-2022, 13:43

Tepelenë- Një kamion është përmbysur ditën e sotme në aksin nacionale Memaliaj-Levan. Ngjarja ndodhi në fshatin Iliras. I.M banues në Serbi ka humbur kontrollin e mjetit i cili u botua në rrugë.

Sipas të dhënave paraprake shkak është b♪7rë era e fortë.

Kamioni për fat të mirë nuk ka përplasur mjete të tjera dhe nuk ka shkaktuar dëme në njerëz, gjithashtu raportohet se nuk ka pasur ngarkesë.

Si pasojë e përmbysjes së kamionit është bllokuar përkohësisht qarkullimi i mjeteve.

Shërbimet e Policisë Rrugore shkuan në vendngjarje dhe po menaxhojnë lëvizjen e automjeteve, me qëllim që të vijojë normalisht qarkullimi i tyre.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.