Transmetuar më 22-11-2022, 10:15

ITALI- Fqinjët që dëgjuan britmat e çiftit shqiptar në Venecia, kanë rrëfyer për mediat atë që ndodhi. Të moshuarit që banonin pranë banesës së çiftit shqiptar, Mynevere Karabollaj dhe Flonino Merkuri kanë treguar se dëgjuan britmat e viktimave. Ata e përshkrujanë Mynerveren si një grua të mirë që punonte shumë dhe mbante fëmijët.

«Rreth orës 22 të mbrëmjes së të dielës nga dritaret pamë të shfaqeshin dritat vezulluese të makinave karabinierëve, më pas befas klithma zemërthyese, të dëshpëruara, të pafundme. Ata ishin të afërmit që kishin marrë vesh për vrasjen e Mynevere dhe Floninos. Britmat që na thyen zemrat”, ishte dëshmia e një fqinje të çiftit shqiptar që u vranë në Venecia nga ish-bashkëshorti i viktimës.

Ndërsa një tjetër rrëfeu: “Po prisja të kthehej vajza ime dhe për këtë hapa derën rreth orës 22. Pashë makinat e policisë që kalonin me sirenat e fikura, po ashtu ambulanca. U shqetësova dhe pyeta komshiun që ndërkohe kishte dale ne rruge. Por asnjëherë nuk e imagjinonim shkallën e tragjedisë. Asnjë nga fqinjët duket se nuk ka dëgjuar asgjë për krimin. Vetëm klithmat e dëshpëruara të të afërmve thyen heshtjen e natës.”

“I njihja”- vazhdon Monika që jeton në anën tjetër të rrugës, pak metra larg shtëpisë ku ndodhi krimi.

“Përshëndeteshim por asgjë më shumë, punoj jashtë gjithë ditën dhe u takoheshim kalimthi. Më duket se ish-burri ishte larguar para disa vitesh. Kur erdha të jetoj këtu në 2018, ata banonin aty, mendoj se kanë ardhur në 2015”.

Bruno, komshiu i moshuar i çiftit të vrarë, tregon: “E njihja mirë. Ajo nuk ishte thjesht një person i mirë, ajo ishte një grua e shkëlqyer. Punëtore dhe nënë. Ishte gjithashtu shoqe e ngushtë me gruan time të ndjerë. Mynevere fitonte të ardhura duke punuar si estetiste në shtëpi, duke bërë manikyr dhe pedikyr.”

Mynevere Karabollaj, 37 vjeç dhe Flonino Merkuri, 23, u masakruan me thikë mbrëmjen e së dielës së 20 nëntorit nga ish-bashkëshorti i saj, Viron Karabollaj, 40 vjeç. Ai kreu vetëvrasje disa orë më vonë në magazinën e kompanisë ku punonte në Chirignago. Vrasja e dyfishtë ndodhi në shtëpinë e çiftit në via Leopardi, në Spinea.

Burimi: Ilgazettino.it