Transmetuar më 22-11-2022, 08:55

Duke filluar nga fillimi i vitit të ardhshëm, bankat tregtare dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) pritet të nisin ndërveprimin midis portalit E-Albania dhe platformave bankare të internet banking, bëri të ditur Bledar Shella, kryetar i Shoqatës së Bankave në një takim me gazetarë që ndoqi noa.al.

Marrëveshja që është arritur konsiston në përfshirjen e kryerjes së pagesave të ndryshme në e-Albania përmes bankave që do të ofrojnë shërbimin nëse klientët kanë një kartë debitit apo krediti bankare.

Kjo do të mundësojë kryerjen e pagesave të tarifave për shërbimet e ofruara nga e-Albania.

Procesi i marrjes së shërbimit dhe pagesës së tij kryhen në dy platforma krejt të ndryshme nga njëra- tjetra, ndërsa njëra jep shumën për t’u paguar, tjetra konfirmon pagesën, pa asnjë akses në të dhënat reciproke. AKSHI sqaron qytetarët se në e-albania është e njëjta mënyrë autentifikimi që përdorin edhe bankat sot  e se si në cdo rast tjetër edhe këte herë e- Albania do të shërbejë vetëm si platformë ndërlidhëse e komunikimit digjital mes qytetarëve dhe intitucioneve.

Qytetarëve dhe bizneseve do t’u jepet mundësia që për cdo shërbim publik të kërkuar të mund të përzgjedhin vetë bankën e nivelit të dytë, tek e cila kanë një llogari dhe nga ku mund të kryejnë pagesat/ detyrimet, nëpërmjet instrumentave digjitalë që ofron banka e përzgjedhur nga ai/ajo vetë.

e-Albania, nuk ka asnjë lidhje me të dhënat e llogarive bankare

Në lidhje me një bashkëpunim mes portalit e-albania dhe sektorit bankar në Shqipëri, AKSHI, bën me dije dhe garanton qytetarët shqiptarë se ky proces që AKSHI ka nisur me bankat e nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë ka për qëllim përmirësimin e digjitalizimit të pagesave për shërbimet publike të ofruara nga e-Albania.

Platforma e-Albania nuk ka asnjë lidhje me të dhënat bankare. Procesi i marrjes së shërbimit dhe pagesës së tij kryhen në dy platforma krejt të ndryshme nga njëra- tjetra, ndërsa njëra jep shumën për t’u paguar, tjetra konfirmon pagesën, pa asnjë akses në të dhënat reciproke. AKSHI sqaron qytetarët se në e-albania është e njëjta mënyrë autentifikimi që përdorin edhe bankat sot  e se si në cdo rast tjetër edhe këte herë e- Albania do të shërbejë vetëm si platformë ndërlidhëse e komunikimit digjital mes qytetarëve dhe intitucioneve.

Qytetarëve dhe bizneseve do t’u jepet mundësia që për cdo shërbim publik të kërkuar të mund të përzgjedhin vetë bankën e nivelit të dytë, tek e cila kanë një llogari dhe nga ku mund të kryejnë pagesat/ detyrimet, nëpërmjet instrumentave digjitalë që ofron banka e përzgjedhur nga ai/ajo vetë.

Banka do të njihet direkt me këto të dhëna dhe pas kryerjes së pagesës institucioni për të cilin qytetari apo biznesi ka kërkuar shërbim, do të marrë në kohë reale konfimimin e kryerjes me sukses të pagesës, që të vijojë paralelisht me dhënien e shërbimit.

Ky proces bashkëpunimi ka nisur nxitur nga kërkesat e vazhdueshme të qytetarëve dhe bizneseve për të përfituar edhe me pagesat elektronike për shërbimet publike online të njëjtat lehtësira që gjejnë për të gjitha llojet e shërbimeve që ofron sot e-Albania.

Janë 1226 shërbime elektronike, ose 95% e shërbimeve publike, të cilat që nga 1 maj i këtij viti merren tërësisht online, që nga aplikimi deri në marrjen e dokumentit administrativ final me vulë elektronike ose nënshkrim elektronik. Disa nga këto shërbime referuar dhe bazës ligjore për ofrimin e tyre nga institucioni që i ofron ato kanë pjesë të procesit të marrjes së shërbimit dhe kryerje pagese.

Mund të paguash që nga fatura e energjisë elektrike, pagesën e taksës vjetore të mjeteve, kopjen e kartelës së pasurisë e po ashtu dhe detyrimet tatimore sic janë: tarifat kombëtare, tatimin mbi të ardhurat personale, tatim fitimin si dhe bizneset nën juridiksionin e Bashkise Tirane mund te paguajne online dhe te gjitha taksat dhe tarifat vendore.

Pra procesi i pagesave online për marrjen e shërbimeve elektronike ka qenë funksionale përmes e-albanias prej vitesh.  Ky bashkëpunim i AKSHI-t me bankat po hyn në këtë fazë të dytë me qëllim për ta zgjeruar e shtuar edhe më tej numrin e bankave që ofrojnë pagesa online për shërbimet elektronike; për lehtësimin e mëtejshëm të procesit të këtyre pagesave si dhe për të siguruar verifikime edhe më të shpejtë nga c’janë aktualisht, të këtyre pagesave.

BSH: Po rritet numri i llogarive bankare

Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit 2021, numri i llogarive bankare të lidhura me internetin arriti në afërsisht 709 mijë, në rritje vjetore me 21%. Numri i llogarive të lidhura me internetin në fund të vitit të kaluar përbënte rreth 23.2% të totalit të llogarive bankare, ndërsa një vit më parë vetëm 19.8% e llogarive bankare kishin qenë të aksesueshme nga internet.

Statistikat tregojnë se përdorimi i shërbimeve të internet banking paraqitet gjithashtu në rritje të shpejtë. Vitin e kaluar, shqiptarët kryen 5.13 milionë veprime nëpërmjet internet banking, në rritje me 24.5% krahasuar me një vit më parë.

Rritja e shërbimit po vijon edhe këtë vit. Të dhënat e 9-mujorit tregojnë se klientët e sektorit bankar kanë kryer çdo muaj mesatarisht 505 mijë veprime nëpërmjet e-banking, shifër kjo 18% më e lartë krahasuar me mesataren mujore të vitit të kaluar.

Aktualisht, 11 nga 12 banka tregtare në vend ofrojnë shërbimet e internet banking, ndërsa edhe banka e fundit pritet ta ofrojë këtë shërbim së shpejti.