Transmetuar më 21-11-2022, 23:36

SHBA- Aksident i rëndë në SHBA. Një burrë vdiq dhe 16 persona u plagosën pasi një makinë u përplas në një dyqan Apple në Hingham, Massachusetts, të hënën në mëngjes. "Toyota 4Runner 2019" hyri në dyqan rreth orës 10:45 të mëngjesit, duke u përplasur me xhamin, i cili goditi shumë njerëz.

Sipas mediave të huaja, zyrtarët në Spitalin South Shore thanë se u regjistruan pacientë me traumë në kokë, "gjymtyrë të dëmtuara" dhe lëndime kërcënuese për jetën. Shoferi është arrestuar, por Policia nuk ka dhënë detaje.

Kevin Bradley, 65 vjeç, nga Neë Jersey, u identifikua si i vetmi i vrarë në ngjarjen e sotme, ndërsa nuk dihet se në çfarë gjendje shëndetësore janë të plagosurit e tjerë. Hetimet janë përqendruar në atë që mendohet të ketë qenë një humbje e kontrollit të automjetit. Por nuk përjashtohet pista e hetimit mbi shkaqe kriminale dhe një sulm të qëllimshëm.