Transmetuar më 21-11-2022, 18:24

Gjykata e Durrësit ka dhënë ditën e sotme masat e sigurisë për 14 personat e akuzuar si vrasës me pagesë, të cilët ishin pjesë e grupit ku bënin pjesë dhe vëllezërit Beqiraj.

Gjykata ka vendosur lirimin nga burgu të 5 të akuzuarve, duke zbutur masën e sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitje.

Një person tjetër ishte liruar një javë më parë nga gjykata e Apelit në Durrës, duke e çuar numrin e të liruarve në 6. Ndërkohë vëllezërit Beqiraj mbeten në burg.

Rrëmbimi i njërit prej vëllezërve Beqiraj në autostradën Tiranë-Durrës në fillim të tetorit 2022 zbuloi një varg krimesh duke çuar në pranga 15 persona në kuadër të operacionit “Porositësi” që u ndërmor më 4 tetor 2022.

Të arrestuarit u akuzuan si pjesë e një rrjeti kriminal të akuzuar për vrasje në Tiranë dhe në Durrës. Pikënisja e hetimeve ishte dëshmia e dy vëllezërve Indrit dhe Gentian Beqiraj. Ata rrëfyen para hetuesve disa plane për vrasjen me pagesë të shtetasit Aleksandër Laho, i njohur si Rrumi i Shijakut.

Një tjetër krim i zbardhur është edhe masakra në rrugën “Don Bosko” Tirane, ku sipas policisë është vrarë personi i gabuar.

Të arrestuarit në kuadër të operacionit “Porositësi” ishin:

Gentjan Beqiraj

Indrit Beqiraj

Flamur Bejko

Pëllumb Hoxha

Idajet Hoxha

Armand Dalipi (Daka)

Fatjon Myrta

Blerim Elezi

Gentian Sheshi

Kujtim Deliallisi

Albano Hajdari

Fatjon Hajdari

Armando Lama

Altin Celami.