Transmetuar më 20-11-2022, 18:18

POGRADEC- Nëna e 12-vjeçares së përdhunuar në Pogradec nga një 15-vjeçar thotë se vajza e saj nuk shkon në shkollë pasi është e shqetësuar dhe në ankth. Në një prononcim për mediat, gruaja ka rrëfyer se e përdhunonte vajzën e saj për disa kohë rresht, si dhe e kërcënonte se do ta vriste nëse ajo nuk pranonte. Ajo thotë se gjithçka ka nisur në muajin korrik, por denoncimi është bërë pak ditë më parë, kur prindërit e 12-vjeçares janë vënë në dijeni të ngjarjes. Nëna e 12-vjeçares thotë se ky është rasti i dytë që u ndodh në familje, pasi edhe vajzën e madhe ua ka përdhunuar një 46-vjeçar nga i njëjti fshat, i cili është dënuar me 8 vite burg.

“Ngjarja ndodhi në korrik, por e denoncuam në polici pak ditë më parë se nuk e dinim. Vajza nuk na tregoi gjë. Denoncimin e bëmë bashkë me vajzēn. Vajza është përdhunuar disa herë nga 15-vjeçari. Ai vinte natën në shtēpinë tonë dhe e përdhunonte. Ai hynte me forcë në shtëpi. Vajza nuk më tregoi se kishte frikë. Djali ishte i dhunshëm. Gjatë këtyre muajve e dhunonte dhe kërcënonte vajzën. I thoshte do marr thikën të të ther, do të vras babanë, do vras veten. 15 vjeçari na godiste me gurë shtëpinë. Na ka thyer xhamat. Nuk kemi bērë denoncim nē polici. Vajza ka disa ditë qē nuk shkon në shkollë, se kështu e ka këshilluar psikologia.. Ēshtë e mërzitur, e shqetësuar dhe ka ankth. Është rasti i dytë që ndodh në familjen tonë, është shumë e rëndë,”- u shpreh ajo.

Pak ditë më parë policia njoftoi për arrestimin e një 15-vjeçari që kishte abuzuar me të miturën. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vërdovë.