Transmetuar më 15-11-2022, 11:55

Horoskopi i Dashit Paolo Fox:

Qielli interesant për ndjenjat, një lidhje simpatike mund të lindë në çdo moment. Në punë është koha të përfshiheni dhe të mos rrini duarkryq.

Horoskopi i Paolo Fox Demi:

Yjet janë intriguese për ndjenjat, nga kjo e mërkurë Afërdita nuk është më në dizavantazh me shenjën tuaj, ka shumë dritë në skutat e të ardhmes. Kujdes nga diskutimet dhe debatet në vendin e punës.

Horoskopi Paolo Fox Binjakët:

Yjet shpërblejnë ata që e duan njëri-tjetrin, ka një nxitje për të forcuar lidhjet mes atyre personave që sapo e kanë gjetur njëri-tjetrin. Në aspektin e punës ka të reja, lajmet vijnë së shpejti.

Horoskopi i Gaforres Paolo Fox:

Ky qiell është i bukur për të nxitur dhe mbajtur një njohje të re e cila do të dëshmohet se është e çmuar për të ardhmen e afërt. Të reja të vlefshme për punën tuaj, po vijnë.

Horoskopi i Paolo Fox Luani:

Në dashuri, këtë të mërkurë mund të ketë tensione, përpiquni të mos nxisni debate dhe fërkime. Në punë favorizohen lidhje e kontakte të reja me qytete të tjera. 

Horoskopi i Virgjëreshës Paolo Fox:

Qiell interesant për ndjenjat, veçanërisht nëse doni të vendosni në plan të parë një projekt të rëndësishëm për të ecur përpara me lidhjen tuaj. Nuk mungojnë ngarkesat në punë, por në fund angazhimi juaj do të shpërblehet.

Horoskopi i Paolo Fox Peshorja:

Ky qiell është i bukur për t’u emocionuar sërish, ndaj mos u mbyllni në shtëpi. Yje interesante edhe në punë, dëshironi të përfshiheni dhe do t’ia dilni.

Horoskopi Paolo Fox Akrepi:

Në dashuri do të dëshironit më shumë garanci nga partneri/ja juaj dhe kjo ndonjëherë ju bën nervoz. Këtë të mërkurë, në punë gjërat shkojnë pak me ritme të ngadalta, por mos u bëni të paduruar.

Horoskopi i Shigjetarit Paolo Fox:

Qiell interesant për njohjet e reja, dëshironi të emocionoheni sërish dhe të rizbuloni emocione autentike. Në punë lajmet nuk do të vonojnë të vijnë, janë të mira.

Horoskopi i Bricjapit Paolo Fox:

Yje interesante për çiftet që janë në lidhje prej kohësh, tania mund të shijojnë një përtëritje të raportit të tyre, pse jo edhe më shumë. Marrëveshje të reja në vendin e punës.

Horoskopi i Paolo Fox Ujori:

Nëse keni takuar një person interesant, së shpejti mund të lulëzojë një dashuri e re. Në punë nuk përjashtohet mundësia e rishikimit të detajeve të një marrëveshjeje.

Horoskopi i Peshqve Paolo Fox:

Në dashuri nëse jeni të interesuar për një person pse nuk dilni ballaz e ta shprehni atë që ndjeni? Ndërkohë, në aspektin e punës, nëse ka diçka që nuk shkon, është gjithmonë mirë të flasësh për çështjen.

/noa.al

Horoskopi javor i Paolo Fox, 14 deri më 20 nëntor 2022 për të 12 shenjat e zodiakut

Horoskopi Nëntor 2022, Paolo Fox: parashikimet për të 12 shenjat e zodiakut