Transmetuar më 13-11-2022, 10:37

Foto ilustruese
Tepelenë- Aksident në Tepelenë, plagoset një person.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:05, në aksin rrugor Ura e Leklit-Këlcyrë, në afërsi të fshatit Dragot.
Si pasojë e aksidentit janë përplasur automjeti tip “Benz” (kamionçinë), me drejtues shtetasin K. S. dhe automjeti tip “Scania” (trailer), me drejtues P. I.
Për pasojë është lënduar drejtuesi i automjetit tip “Benz”, K. S., i cili është transportuar në spital, për të marrë ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.