Transmetuar më 11-11-2022, 12:09

Tiranë- E ftuar ditën e sotme në WakeUp ka qenë dedektivja e njohur shqiptare Shkënda Lili, e cila merret me zbulimin e tradhtive në çift.

Ajo tregoi në studio se njerëzit që janë martuar shumë herët, ose nuk kanë patur eksperienca në jetën e tyre janë më të prirur ndaj tradhtisë.

“Njerëzit që janë martuar shumë herët nuk i kanë përjetuar eksperiencat në kohën kur duhet. Tani kanë kaluar adoleshencën e dytë, kanë vënë gjërat në vijë dhe nisin e tradhtojnë. Harrojnë që kanë një familje pas, kanë fëmijë.”- tha Lili.TCh