Transmetuar më 09-11-2022, 20:40

Itali- Vendi fqinje, Italia, duket se nuk heq dorë nga ideja e vjetër për ndërtimin e një ujësjellësi nga Shqipëria drejt Pulias, pasi jugu i saj po përballet gjithnjë e më shumë me thatësirën. Nga njëra anë e Adriatikut në tjetrën: 85 kilometra tubacione nënujore dhe 120 km mbi tokë. Kaq duhet për të sjellë ujin nga Gjirokastra në Galugnano.

Ideja u hodh (duke marrë edhe shkas nga studimet e vjetra të fizibilitetit) ishte presidenti i Confindustria Puglia (dhe Bari-Bat dhe Confindustria Albania, që përfaqëson kompanitë italiane që prodhojnë përtej Adriatikut) Sergio Fontana.

“Ne kemi një mundësi të madhe për të trajtuar krizën e ujit në mënyrë parandaluese. Ne mund t’i japim jetë një projekti të madh dhe ambicioz: të ndërtojmë një infrastrukturë mbresëlënëse ujore në detin Adriatik midis Pulias dhe Shqipërisë”, është shprehur Sergio Fontana, kreu i shoqatës së Konfindustrisë Pulieze.

Për të ndërtuar infrastrukturën – e cila do t’i shtonte më shumë se 20,000 kilometra rrjetit të Ujësjellësit Pulian – do të duheshin 4 vjet punë dhe një miliard euro burime financiare. Qëllimi është të transportohen 150 milionë metra kub ujë në vit. Javët e fundit presidenti i Rajonit të Pulias, Michele Emiliano i shkroi kryeministrit shqiptar Edi Rama për të shprehur interesin për projektin nga i cili edhe Shqipëria do të kishte një kthim, duke qenë se do të hapeshin edhe 8000 vende të reja pune direkte dhe indirekte./Corriere.it