Transmetuar më 08-11-2022, 18:33

TIRANË- Ministra e Arsimit ka refuzuar kërkesën e studentëve për mbështetje me 100 euro në muaj për shkak të rritjes së çmimeve:

Nëpërmjet një shkrese zyrtare, Ministria e Arsimit ka renditur të gjitha ato që i quajnë lehtësia për studentët në Shqipëri, ndaj dhe shton se nuk kanë asnjë tashmë janë ezauruar të gjitha mundësitë për të rinjtë në Shqipëri.

"I kemi përkrahur studentët nëpërmjet përjashtimit ose uljes së tarifës vjetore. Ofrojmë bursa për studentët me rezultate të larta ose të kategorive në nevojë,"-janë disa nga pikat që përmenden në shkresën zyrtare.

Më 19 shtator, studentët depozituan kërkesën e tyre për 100 euro në muaj, në të kundërt kanë paralajmëruar se do të bojkotojnë mësimin. Një masë e tillë për t’u ardhur në ndihmë studentëve është marrë nga Kosova, por duket se Shqipëria nuk i ka kushtet për t’u ardhur në ndihmë në këto kohë të vështira krize ekonomike.