Transmetuar më 08-11-2022, 08:50

Një dyqan në Voskop të Korçës është grabitur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.

Sipas policisë dyqani është grabitur rreth orës 05:00 të mëngjesit, ku janë marrë para dhe pije alkoolike.

Policia po kryen hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.