Transmetuar më 05-11-2022, 15:36

Lushnje- Ata që vuajnë më shumë janë fermerët të cilët nuk mund ta dërgojnë prodhimin në treg.

Për të kuptuar se si funksion zinxhiri i abuzimet me çmimet e fruta perimeve, Top Channel shkoi në tregun e fruta perimeve të Lushnjës ku një kilogram domate sipas cilësisë kushton nga 30-70 lekë, por 80 km larg Lushnjës, në Tiranë e njëjta domate për konsumatorin shitet nga 60-80 lekë më tepër.

Nëse për domaten tregtarët japin një çmim, trangulli i zi me gjemba që shkon për eksport sipas grosistëve vlen zero lekë. Ndërsa për varietet e tjera të trangullit, grosistet nuk janë më tepër se 20-30 lekë për kilogram.

Por deri në Tiranë çmimi i këtij trangulli rritet me 70 lekë. Pavarësisht thirrjeve për ndihmë nga ana e fermerëve, loja tregtare e pikave të grumbullimit vazhdon të mbetet e pandryshueshme, ata blejnë lirë produktin tek fermeri dhe shesin shtrenjtë për qytetarin./