Transmetuar më 26-10-2022, 18:38

Presidenti i ShBA-së Joe Biden i telefonoi të martën kryeministrit të ri të Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak. Gjatë bisedës, të dy palët thanë që do të përballojnë së bashku sfidën kineze.

Lidhur me këtë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin tha se Kina është një partnere dhe një mundësi për zhvillimin e vendeve të ndryshme, e jo sfidë dhe kërcënim.

“Ne i kërkojmë palës amerikane që të heqë dorë nga mendësia e ‘lojës ku fituesi i merr të gjitha’ dhe të ndjekë prirjen e epokës.

Në vend të përhapjes së teorisë së ‘kërcënimit nga Kina’ dhe krijimit të qarqeve të vogla, është më mirë që ajo të ndjekë konceptin e ri të gjithëpërfshirjes dhe përfitimeve të ndërsjella, duke bërë më shumë gjëra praktike për të nxitur paqen dhe zhvillimin e botës,” tha Wang.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd