Transmetuar më 22-10-2022, 18:18

E ftuar në "Glamour zone" së fundi ishte këngëtarja e njohur Inis Neziri, dikur fituese e "Gjeniut të vogël" e pjesëmarrëse në disa festivale si "Kënga Magjike" apo "Festivali i RTSH". Në këtë intervistë, Inisi foli si rrallëherë për jetën e saj private, ku tregoi se për momentin është beqare, por dikur ka qenë e dashuruar dhe është zhgënjyer shumë.

Ester Bylyku: A je dashuruar ndonjëherë gjatë jetës?

Inis Neziri: Po dhe jemi dashuruar

Ester Bylyku: Çfarë ndodhi që ajo dashuri nuk zgjati?

Inis Neziri: Ishim të papjekur. Rrugët tona nuk puqeshin dhe vendosëm të mos ishim bashkë. Sa dramë!

Ester Bylyku: Ndodh që vajzat të hapin profile fallco në rrjetet sociale për të parë çfarë ndodh me jetën e ish të dashurit. Ty a të ka ndodhur?

Inis Neziri: Po e kam bërë. Kam investiguar një vit për të, dhe çdo ditë e më shumë zhgënjehesha nga ato që shihja.