Transmetuar më 12-10-2022, 23:40

Kosovë- Kosova ka miratuar vendimin se “testimi i virgjërisë” do të konsiderohet vepër penale pasi shkel të drejtat themelore të njeriut.

Një pjesë e rëndësishme e këtij kodi përveç masave ndëshkuese për dhunuesit është edhe llogaritja si vepër penale e testimit të virgjërisë.

Ministria e Drejtësisë përmes së cilës kanë kaluar ndryshimet në këtë kod, konsideron se kërkimi i këtij testi do të sanksionohet pasi kërkimi i tij shkel të drejtat themelore.

“Po ashtu është paraparë si vepër e re penale Testimi i virgjërisë, kjo vepër e re sanksionohet sepse konsiderohet se ky është test mjekësor i panevojshëm përmes së cilit shkelen të drejtat themelore njeriut”, thuhet te masat ndëshkuese që ka publikuar këshilltari i Ministres Albulena Haxhiu, Flamur Pireva.

“Andaj synojmë që të sigurohet rritja dhe përputhshmëria e kornizës ligjore të Kosovës me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut të cilat i ndalojnë kontrollimet e detyruara të virgjërisë ka bërë ndryshimet e nevojshme në këtë aspekt”, thuhet më tej tek masat ndëshkuese.