Transmetuar më 06-10-2022, 17:05

DURRËS-Në Gjykatën e Durrësit po mbahet seanca gjyqësore për masën e sigurisë ndaj të arrestuarve në kuadër të operacionit ‘Porositësi’. Të arrestuarit japin gjeneralitetet, statusin dhe moshën para trupit gjykues. Dy prej tyre tregojnë se kanë arsimin përkatësisht me nga 8 dhe 7 klasë secili.

Pjesë nga marrja në pyetje:

Gjykatësi: Ku banon?

Babrru

Gjykatësi: Rrugë s’ka

S’ka.

Gjykatësi: Armisim

8-vjeçar

Gjykatësi: Keni qenë i dënuar ndonjëherë

Po

Gjykatësi: Për çfarë

Lojëra fati

Gjykatësi: Ti tjetri, ditëlinjda…me qetësi bëni punën tuaj të bëjmë punën tonë. Idajet je dakort me avokaten?

Po

Gjykatësi: Arta hajde këtu…Ku banon? Në Durrës?

(Nuk kuptohet)

Gjykatësi: Arsimi, sa klasë ke

Shtatë

Gjykatësi: I martuar je?

Pamjet e publikuara nga Report TV:

Ç’ndodhi mëngjesin e 3 tetorit?

Dy vëllezërit, Gentjan e Indrit Beqiraj kanë qenë duke udhëtuar me një motomjet tip "Piaggio" me targa AI 724, kur janë përplasur nga një makinë me targa 117 që sipas materialit hetimor, nuk shquhen qartë nga pamjet. Gentiani ka qenë në timon, ndërsa Indriti pasagjer. Të dy janë dhunuar nga grupi i personave që pasi i kanë përplasur, kanë zbritur nga makina. Më pas, ata, pjesë e grupit të Pëllumb Muharremit "Rrumi i Shijakut", kanë marrë peng Indrit Beqiraj ne janë larguar. Gentiani, në panik e i alarmuar për të vëllanë ka lajmëruar Policinë e Shtetit. Dy orë më vonë, pa ndërhyrë ende efektivët, Indriti është liruar. Ai bashkë me të vëllanë kanë dëshmuar dhe para grupit hetimor kanë rrëfyer se qëndrimi i tyre në autostradë nuk ka qenë rastësor, por për të vëzhguar Rrumin, për të cilin ishin paguar për ta eliminuar. Por, plani dështoi pasi u pikasën nga njerëzit e shënjestrës.

Vëllezërit Beqiri zbërthyen të gjithë grupin kriminal me bazë në Durrës që kokë kishte Kasandër Nogën, i cili jepte urdhrat nga burgu në Belgjikë, ku është vënë në pranga pas atentatit që i bëri Erion Hasanbellit. ‘Killeri’ i besuar i Nogës ishte Kevin Zeneli alias Kevin Suçi, 23 vjeç, i cili kishte kontraktuar vëllezërit Beqiri për të vrarë Arbën Mërkurin (Maneci) si dhe Geron Hasanbellin, vëllanë e Erion Hasanbellit. Atentati ndaj Manecit u realizuar, por ai ndaj Hasanbellit dështoi, pasi në "Don bosko" u ngatërrua shënjestra dhe i vrarë mbeti Erion Çela, 35 vjeç.

Të arrestuarit janë: Gentjan Beqiraj, Indrit Beqiraj, Flamur Bejko, Pellumb Hoxha, Idajet Hoxha, Armand Dalipi (Daka), Fatjon Myrta, Blerim Elezi, Gentian Sheshi,Kujtim Deliallisi, Albano Hajdari, Fatjon Hajdari, Armando Lama, Altin Celami.

Të shpallur në kërkim janë: Agron Bejdolli, Aleksander Laho alias Pellumb Muharremi, Dritan Ferra alias Dritan Muça alias Dritan Prifti, Alban Skonja, Kevin Zeneli alias Kevin Suçi. I arrestuar në Belgjikë është Kasander Noga.