Transmetuar më 05-10-2022, 08:27

Korçë- Mëngjesin e sotëm një magazinë pranë një ferme është përfshirë nga flakët në fshatin Petrushë, të qarkut të Korçës.

Nga informacionet paraprake bëhet fjalë për një magazinë bujqësore ku janë shënuar veç dëme materiale. Zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje, bashkë me policinë që pritet të fillojë procedurat e hetimit, mbi shkaqet e zjarrit.

Në vendngjarje janë paraqitur dy mjete të zjarrfikëses nga Pogradeci dhe Maliqi, të cilët po shuajnë flakët.