Transmetuar më 05-10-2022, 08:23

Pogradec- Flakët e zjarrit shkrumbojnë një magazinë bujqësore në Petrushë të Pogradecit.

Në vendngjarje shkuan dy zjarrfikëse nga Pogradeci dhe një nga Maliqi. Dëme në njerëz nuk ka, por dëmi material është i madh pasi asgjë nuk mbeti brenda magazinës së përfshirë nga flakët.

Bëhet fjalë për një magazinë të grumbullimit frigoriferik në pronësi të H.S., që ndodhet afër nënstacionit elektrik, që nuk u rrezikua falë ndërhyrjes së shpejtë.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

Në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet.noa.al