Transmetuar më 04-10-2022, 23:04

Tiranë- Atletja e njohur ishte pjesë e “Dance Albania” por vendosi të tërhiqej pasi i duhet të angazhohet me sport. Mirëpo së fundmi ajo ka folur për jetën e saj personale tek emisioni “Rudina”.

Por a është e dashuruar Luiza? Ja si u përgjigj ajo.

Momente nga biseda në studio:

Rudina Magjistari: A është e dashuruar Luiza Gega në këto momente që flasim?

Luiza Gega: Shumë veta ma bëjnë këtë pyetje. Është shumë komplekse situata ime. Nuk di ç’përgjigje të jap, sinqerisht. Nuk është se kam një gjë për të treguar. Në momentin që do të kem, pse jo. Thjesht jam 100% e fokusuar te sporti që bëj dhe mundohem që… sepse më duket sikur koha ikën dhe atë nuk do ta kem më sepse sporti ka një limit moshe, patjetër që do vijë momenti që unë do tërhiqem dhe ndoshta nuk do të jetë shumë i largët. Pastaj dua t’i dedikoj… unë kam diçka në çdo gjë që bëj. Pa përkushtim, çfarëdolloj gjëje që mund të jetë, nuk i merr dot më të mirën, qoftë edhe kësaj pjesës së dashurisë. Do një përkushtim nga të dy palët sepse unë shpeshherë duhet të jem nëpër male, pra në Kenia, nuk bëj dot një jetë normale që mund të ketë nevojë një çift. Këtu e shikoj veten patjetër të paplotësuar, edhe tek pjesa e familjes sepse unë familjen e shoh shumë të rëndësishme kështu që në momentin që do jetë le të themi ajo lamtumira sportit, do ta shoh me ngut këtë pjesën.