Transmetuar më 04-10-2022, 22:53

Delvinë- Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në aksin Kardhiq-Delvinë. 42-vjeçari Enton Ndini, personi që shihni në foto, teksa drejtonte një motor humbi kontrollin dhe doli nga rruga.

Përplasja ka qenë fatale pasi 42-vjeçari nga Saranda, ka humbur jetën në vendngjarje. Ende nuk dihet se çfarë shkaktoi humbjen e kontrollit për 42-vjeçarin.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.