Transmetuar më 04-10-2022, 20:40

Luiza Gega hoqi dorë mbrëmë nga “Dance Albania” për shkak të angazhimeve të saj në sport. Mirëpo, sot sportistja ka qenë e ftuar tek “Rudina” ku ka marrë një mesazh nga trajneri i saj, Taulant Stërmasi.

Liza, përshëndetje. Në lidhje me “Dance Albania”, sigurisht që bëre gjënë e duhur. Në fakt gazetarët morën në telefon dhe thanë ‘çfarë mendimi ke për atë që bëri Liza’, se unë s’të pashë. Gjënë e duhur bëre. Nuk diskutohej që do tërhiqeshe ndryshe pastaj dy qare ka, o ato o unë. Përtej shakasë, mua më pëlqen që bëre diçka ndryshe nga ajo që bën në të përditshmen tënde, por fatkeqësisht, je në një periudhë që nuk ke kaq kohë të lirë që të angazhohesh maksimalisht. Unë besoj shumë që në një moment tjetër kur sporti të mos jetë kaq elitar sa ç’kërkon sot, do të të japë mundësinë që të japësh maksimumin tënd në një performancë për të kërcyer dhe unë e di shumë mirë që je person që ke koordinim të mirë dhe sigurisht ke avantazhin e peshës së trupit dhe forcës. Urime në vazhdim, me sportin sigurisht. Ka qenë edhe pak presion, jo se më thoshte që ti duhet ta lësh por gjithë kohës e shikoja që nuk ishte i kënaqur kur unë duhet të vija pak vonë në stërvitje apo duhet të ikja dhe ndonjëherë nuk duhet të isha ditën e diel”.

Luiza arriti të bënte për vete publikun me pjesëmarrjen e saj në kompeticionin e kërcimit por që në fakt qëndroi në këtë konkurs për shumë pak kohë.