Transmetuar më 04-10-2022, 19:48

BRITANI- I mituri vret me thikë shokun e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Britani. Një 14-vjeçar ka vrarë me thikë një bashkëmoshatar të tij duke e lënë të vdekur në vend.

Sipas Policisë në krimin e rëndë është përfshirë dhe një vajzë 13-vjeçare. Dyshohet se vajza ka ndihmuar autorin e krimin në kryerjen e vrasjes.

Siç raportojnë mediat, viktima është gjetur e therur me thikë në një rrugë të qytetit. Ai u dërgua menjëherë në spital, ku mjekët bënë të gjitha përpjekjet për t’i shpëtuar jetën po fatkeqësisht pa rezultat.

Policia ka arrestuar 14-vjeçarin që goditi me thikë bashkëmoshatarin e tij dhe vajzën 13-vjeçe.