Transmetuar më 04-10-2022, 18:39

Durrës- Publikohet emri i policit i akuzuar si i dyshuar në porositjen e vrasjes së dyfsihtë në Tiranë.

Sot. Drejtoria e Policisë Durrës, finalizoi operacionin ‘porositësi’ duke vënë në pranga 15 persona. Sipas policisë, ataishin pjesë e një bande kriminale vrasësish me pagesë, që vepronte në Durrës dhe në Tiranë.

Në një deklaratë për mediat, policia deklaroi se mes të arrestuarve ishte dhe një efektiv burgu, i cili dyshohet se ndihmonte pjesëtarët e grupit për të kryer vrasjet. Mësohet se në pranga ka rënë polici Flamur Bejko, i cili sipas bluve,jo vetëm i ka ndihmuar, por i ka porositur dy vëllezërit Gentian dhe Indrit Beqiraj të kryenin një vrasje të dyfishtë, e cila nuk është finalizuar.

Madje Bejko ka paguar dhe 3500 euro për dy vëllezërit, për të kryer vrasjen e shtetasve S. Z. dhe I. H.