Transmetuar më 04-10-2022, 13:28

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Ardit Çuni nuk hezitoi që të komentonte banorët e tjerë që ishin ende brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Mes tyre ishte edhe aktori i humorit, Donald Veshaj, i cili në një farë mënyre “eliminoi” atë nga gara.

Këngëtari i njohur u eliminua pasi Fifi e çoi në nominim vetëm me Donaldin, i cili asokohe numëronte shumë fansa pas takimit me Bora Zemanin.

Pasi doli nga shtëpia e BBVIP, Arditi komentonte shpesh nga studio të ndryshme, lojën e banorëve. Nëpër intervista ai sulmoi aktorin dhe këngëtaren, duke thënë se mes tyre “kishte një garë të fortë hipokrizie”.

Por si është sot raporti i Ardit Çunit me Donald Veshajn? Duket se këtë kuriozitet e kanë shumë fansat të këngëtarit, pasi gjatë një bisede virtuale e kanë pyetur.

“Flet me Donaldin? Se me Borën e dimë që po”, i shkruan dikush, të cilit Çuni i përgjigjet: “Pse kur nuk kam folur?”, shoqëruar me disa emoji të qeshurash.