Transmetuar më 04-10-2022, 12:07

Greqi- Triller në Greqi. Mediat fqinje njoftojnë se një person është gjetur i vdekur në një fushë në zonën e komunës Kantanos Selinos.

Protothema.gr raporton se burri, rreth 35 vjeç, mund të jetë me origjinë shqiptare dhe është gjetur i vdekur me prerje në fyt, me siguri nga një sharrë elektrike me motor.

Deri tani të gjitha mundësitë për vdekjen e 35-vjeçarit po merren parasysh dhe më vonë pritet të hidhet më shumë dritë mbi rrethanat e ngjarjes tragjike.

Për rastin ka nisur një hetim nga autoritetet.