Transmetuar më 03-10-2022, 23:34

Mbrëmja e sotme e “Dance Albania” është shoqëruar me polemika mes Ilir Shaqirit dhe Igli Zarkës. Gjatë gjykimit të performancës së aktorit, kryetari i jurisë Ilir Shaqiri i ka thënë që për të është nxënës, ndërsa Igli i është kthyer që është nxënës i Enada dhe Gert Vasos dhe jo i tij.

Ilir Shaqiri: Ti sot je në një rol tjetër. Megjithëse e ke veshur këtë kostumin që të përfaqëson shumë mirë. Mua më pëlqen kostumi yt, je tamam Princ Austrie dhe është gjëja më e bukur nga ato që pashë dhe dëgjova sot. Problemi yt është që nuk mban mend atë që thua.

Igli Zarka: Ilir, ti ke shumë inteligjencë dhe në vend që të përdorësh terma rruge, mund të përdorësh terma profesional me mua se unë të kuptoj.

Ilir Shaqiri: Unë nuk përdora asnjë lloj terminologjie kërcimi, unë thjeshtë fola për atë që ti përfaqëson.

Igli Zarka: Po, por a je profesionist 30 vite? Mos përdor terma rruge.

Ilir Shaqiri: Për mua, je nxënës.

Igli Zarka: Sigurisht, jam nxënësi i Enadës dhe jo i joti. Jam nxënës i Enada dhe Gert Vasos dhe jo i joti.

Ilir Shaqiri: Unë gjykoj atë që ti përfaqëson. Ti je Igli dhe Igli në këtë rast nuk di të luajë dhe nuk di të kërcejë dhe aq më tepër nuk di të dëgjojë.