Transmetuar më 03-10-2022, 21:48

Moderatorja Xhemi Shehu u rikthye mbrëmjen e djeshme në “Portokalli” pas dy vitesh mungesë.

E ftuar së fundmi në “Wake Up”, Xhemi është shprehur se nuk e kishte menduar kurrë që do të rikthehej. Ajo zbuloi se shkak për këtë është bërë Salsano.

“Rikthimi im në “Portokalli” është si taman një histori dashurie nga këto që zihesh, ndahesh dhe bashkohesh prapë se të merr malli se nuk shkëputesh dot. Është e pabesueshme, unë nuk e dija që do rikthehesha. Nuk e mendoja këtë rikthimin. Madje kisha menduar se isha shkëputur përfundimisht nga ekrani. U futa pak në shina me “Qesh mirë kush qesh i fundit” por ai ishte një format i shkurtër. Mendoj se nuk më janë ndezur mirë motorët se pas dy vitesh shkëputje duhet pak punë. Por, ndjesia ime është sikur nuk jam shkëputur asnjëherë duke qenë se edhe me kolegët kam pasur kontakte. Në fakt Salsano u bë shkak i rikthimit. Ai realizoi një takim mes meje dhe drejtuesve dhe ramë dakord për një rikthim", tha Xhemi.