Transmetuar më 03-10-2022, 21:22

Armina Mevlani ka bërë së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit në rrjete sociale, ku një prej tyre e ka pyetur: Pse e keni shtyrë kaq shumë vite dasmën?

Blogerja ka treguar se ka qenë faji i saj sepse e donte gjithçka me plan.

“E kam fajin unë. Shkëlzeni më ka propozuar në 2016, por unë doja çdo gjë me plan. Për shembull në 2018 fejesën dhe në 2020 dasmën. Më dukej 2020 viti ideal për tu martuar. Por, thonë mos bëni plane se Zoti qesh me ju dhe ashtu ndodhi", ka treguar Armina.