Transmetuar më 03-10-2022, 18:59

Anulimit të vendosjes së fashës 800 KW, ka sjellë përplasje në Kuvend mes opozitës dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Duke iu përgjigjur deputetit të PD-së, Elidon Bushati, i cili i akuzoi se e kthyen vendimin nga frika, Balluku tha se ndikuan një sërë arsyesh, që nga situata hidrike e deri te ndërgjegjësimi i qytetarëve për të kursyer.

Për sa i përket akuzave të opozitës ndaj ERE-s, ministrja tha se kjo e fundit e ka bërë punën siç duhet.

Debati Bushati: Kam 3 pyetje për qytetarë të veriut që gjatë verës, 8 km rrugë i bëjnë për 2 orë. U nënshkrua kontrata në 2018, duhet të mbaronte në 2021, nuk është hedhur asnjë lopatë. Ministrja Balluku tha që në mars 2022 do fillonte puna, asgjë nuk është bërë. Edhe sa duhet të presin qytetarët e veriut dhe turistët që frekuentojnë plazhet ose qytetet e veriut? Një gënjeshtër e stërholluar. Një oligark po tallet me banorët e veriut, shkon në prokurori se ka fituar dhjetra miliona euro me dokumente false. Pyetja tjetër është përse ne duhet të paguajmë çmimet e karburanteve më të shtrenjta në Europë? Meqë jemi këtu kryeministër, keni thënë që çmimet më të shtrenjta në Shqipëri janë prej taksës së qarkullimit që është 27 lekë/litër. Edhe nëse e heqim këtë, prap karburantet janë me çmime të larta.E treta është për fashën 800 KË. Nga frika e kthyet vendimin dhe nuk kërkoni as falje, është e turpshme. Edhe shiun e keni bërë bashkëdrejtues të kësaj qeverie

Balluku: Për sa i përket rrugëve nuk ka ndonjë dyshim, asnjëri prej jush nuk dyshon se sa km rrugë janë bërë në këto vite. Për sa i përket korridorit blu, ne kemi provuar gjatë 2020, dhe ka qenë e pamundur për shkak të mosfinancimeve të bankave për një projekt aq të madh. Ne e kemi ndarë garën në 4 lote. Na është dashur që këto veprat ë bëhen në khë të vështira. Është në interesin e qeverisë që të përmbyllë të gjitha projektet e nisura, pavarësisht problemeve financiare që kemi nisur.

Për sa i përket energjisë e kuptoj që jeni mërzitur shumë që nuk u aplikua fasha 800 kË. Ne nuk i marrim vendimet duke pasur parasysh nëse mërziteni ju apo jo. Ne kemi vlerësuar situatën hidrike dhe të konsumit. Qytetarët janë gjithashtu më të sensibilizuar ndaj kërkesës sonë për të kursyer. Përmirësimi i kushteve hidrike të kaskadës, ulja e konsumit na bëri të rishikojmë aplikimin e fashës për këtë muaj. Ju që i hidheni ERE-së se s’keni çfarë t’i bëni gomarit dhe i bini samarit, nuk është mirë. Ata janë burra dhe gra të nderuara dhe keni një javë që po i bëni copë. ERE e ka bërë punën siç duhet.