Transmetuar më 03-10-2022, 17:06

Tiranë- Kryeministri i vendit, Edi Rama ishte i pranishëm në dorëzimin e çelësave për apartamentet e ndërtuara në Golem pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Teksa bëri me dije se në Kavajë janë strehuar 22 familje që humbën strehën nga tërmeti, Rama u ndal edhe te kriza energjitike. Ai i i bëri thirrje qytetarëve që të kursejnë sa më shumë energji në mënnyrë që kriza të përballohet me sukses. Kryeministri theksoi edhe një herë se nuk do të preket çmimi i energjisë, por mundësia për tu vendosur fasha mbi 800 KW në nëntor është e hapur.

Rama: Dua të përfitoj nga rasti se është një kohë e vështirë, inflacioni që ka sjellë lufta ka vështirësuar jo vetëm familjet, por edhe gjithë procesin e zhvillimit të mëtejshëm ku ne sërish kemi shumë besim se do ia dalim siç duhet. Jemi të vendosur ta mbajmë të paprekur çmimin e faturës së energjisë për abonentët familjarë dhe biznesin e vogël. Kjo ka rolin e vet në frenimin e inflacionit, të cilin e kemi më të ulët në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Kjo kërkon vetëdije, çmimi që ka familja apo biznesi i vogël në fund të muajit nuk është çmimi real. Diferencën mes çmimit në faturë dhe atij real do ta mbulojë qeveria me qëllimin që çmimi të mos rritet por edhe kufizime të mos ketë.