Transmetuar më 03-10-2022, 13:38

Tiranë- Publikohen të tjera të dhëna nga hakersat iranianë. Ata kanë publikuar sërish ditën e sotme të dhëna sensitive, të marra nga sistemet e goditura nga sulmi kibernetik i pak javëve më parë.

Grupi “Homeland Justice” ka publikuar të dhënat e sistemit policor, i cili përmban listën e personave të dyshuar si të përfshirë në veprimtari kriminale.

Në dosjet e publikuara nga “Homeland Justice” janë emrat e 105 mijë shqiptarëve që kanë probleme me drejtësinë, dhe janë nën hetim nga autoritetet. Ndërsa në fund të çdo faqe të secilit dokument shkruhet “Albanian suspects”.

Bëhet fjalë për 49 lista të gjatanë 1.7 gb hapësirë, ku pasqyrohet identiteti i personave, numri ID, mosha, vendlindja dhe foto e tyre e sistemit TIMS.