Transmetuar më 03-10-2022, 12:24

Bashkëthemeluesi i Microsoft, filantropisti dhe miliarderi amerikan 66-vjeçar, Bill Gates, është një nga zërat më të dëgjuar dhe më të respektuar në botë. Së fundi, manjati ka publikuar një parashikim se çfarë sipas tijdo të ndodhë në pesë vitet e ardhshme.

Bill Gates mori pjesë në muajin shtator në samitin filantropik të ‘Forbes’ në SHBA dhe në të ka deklaruar se vitet e ardhshme do të jenë të ndërlikuara.

“Na presin pesë vite të vështira përpara sepse kemi borxhet e pandemisë, kemi luftën në Ukrainë dhe cikli ekonomik po ndryshon”, – tha bashkëthemeluesi i Microsoft dhe bashkëkryetari i Fondacionit "Bill & Melinda Gates".

Bill Gates sugjeron se njerëzimi do të preket për një periudhë të paktën pesëvjeçare nga pasojat e këtyre krizave duke shkaktuar vuajtje dhe shqetësim për jetën e përditshme të qytetarëve.

Në të njëjtin event, amerikani foli edhe për planet e ardhshme të fondacionit të tij. "Studioni sëmundjet infektive, ose të gjitha sëmundjet që e bëjnë botën të pabarabartë, për t’iu dhënë fund (kryesisht), ose duke i zhdukur dhe ulur në nivele shumë të ulëta", – shtoi ai.