Transmetuar më 03-10-2022, 10:21

DUBAI- Nëse aventuara juaj në këtë botë ka të bëjë me ëndërrin për të fjetur në një hotel mes yjesh, kjo mund të bëhet realitet në Dubai.

Sipërmarrësit e turizmit besojnë se një ditë ne të gjithë do të zgjedhim të bëjmë pushime jashtë kësaj bote. Ekipi që qëndron pas ‘Moon World Resorts’ mendon të njëjtën gjë.

Ata duan të ndërtojnë një seri hotelesh gjigante të ngjashme me kupolën që ngjajnë me hënën, të vendosura në planetin Tokë, më saktësisht, në Dubai.

Çdo sferë do të jetë një rikrijim 360 gradë i hënës në një shkallë të madhe, i kompletuar me kratere dhe teksturë me pamje realiste. Çdo ‘hënë’ e rikrijuar do jetë 224 metra e lartë. Përvoja e Moon World Resort nuk do jetë dhe aq e lirë, pasi vetëm regjistrimi për të ecur në "sipërfaqen hënore" të resortit do t’u kushtojë mysafirëve 500 dollarë amerikanë.