Transmetuar më 03-10-2022, 09:46

Mjaftoi një video e saj ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur dhe menjëherë nisën aludimet se mund të ishte në pritje të ëmbël. Është fjala për moderatoren e njohur, Nevina Shtylla, e cila së fundmi ka vendosur të sqarojë qëllimin e publikimit të asaj videoje.

Por gjatë puntatës së djeshme të “E Diell”, moderatorja pohoi se e gjitha kjo ishte bërë për të provokuar dhe se nuk kishte diçka të tillë në mes.

Por a ka plane Nevina Shtylla për fëmijë? Përballë Beniada Nishanit, ajo iu përgjigj pyetjes që i drejtohet shpesh.

“Fëmijët do jenë pjesë e të ardhmes time, shpresoj është në dorë të Zotit edhe uroj që edhe unë një ditë të bëhem nënë. Kur të jetë e shkjruar nuk kemi bërë ndonjë plan”, tregoi moderatorja.

Ndërkohë kujtojmë se Nevina është në romancë prej disa vitesh me një djalë me profesion jurist i quajtur Arbër. Dyshja nuk kanë dalë asnjëherë publikisht së bashku, duke e mbajtur romancën e tyre në fshehtësi të plotë.