Transmetuar më 03-10-2022, 08:32

ELBASAN- Oficerja e Policisë së Shtetit, Anisa Kostani është rithyer në detyrë. E reja, e cila mban detyrën e nënkomisares pranë sektorit të krimit ekonomik në drejtorinë e Elbasanit, është rikthyer pas rreth dy muajsh në detyrë.

Kjo masë u morë nga vetë ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano pas disa shkrimeve që oficerja e policisë kishte bërë në rrjetin social Instagram. Pas rastit të efektives Kostani, AMP u ka kërkuar që çdo efektiv të jetë i kujdesshëm edhe në përdorimin e rrjeteve sociale duke treguar integritet e përgjegjshmëri.

Anisa Kostani, efektivja e krimit ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit nuk mund ta ushtronte detyrën e saj deri në përfundim të hetimeve, por ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Elbasanit. Masa ndaj saj u mor vetëm një ditë pasi ofendoi e kërcënoi gazetarët që kishin kritikuar punën e bluvë të këtij qyteti. Në shkrimin e bërë në ‘Instagram’, ajo i quan gazetarët të degjeneruar madje në një farë mënyrë i ka kërcënuar mediat duke i thënë ‘do përfundoni nën rrota’. Koha e ‘dënimit’ duket se ka mbaruar.