Transmetuar më 02-10-2022, 20:26

Eranda Libohova ka folur si rrallë herë për jetën e saj private në emisionin “Fol me Mua”.

Këngëtarja e dashur për publikun tha se nuk është më pak e lumtur se dikush që është martuar, pasi nuk i mungon dashuria.

“Shpesh dëgjoj pyetjen pse nuk je martuar, pse nuk martohesh, ke ndonjë gjë të re? Fakti që nuk martohesh, nuk do të thotë se unë jam më pak e lumtur se një që është e martuar. Jo se nuk e doja martesën dhe nuk më pëlqen martesa se unë vij nga një familje tradicionale, me motra e vëllezër por që kështu ka ndodhur. Jam shumë e lumtur kështu, nuk është se më mungon dashuria. Ndjehem e kompletuar, secili ka këndvështrimin e tij dhe shumë mirë në të gjithë qenien time. Unë kam qenë në çift, nuk jam ndjerë e robëruar. Në momentin që kam ndjerë trysni pse presion për diçka që nuk më bën të ndihem vetvetja, iki, jam një virgjëreshë që ia mbath”, u shpreh Eranda.