Transmetuar më 02-10-2022, 19:24

TIRANË- Gjykata e Tiranës la të lirë shtatë shtetaset e huaja, Lismar Maryelis John Perez, Leidi Yaritza Anillo Bolano, Yuri Lorena Vargas Sanchez, Beisi Yusmar Rojas Ruiz, Daniela Carolina Mendoza Barboza, Margarita Grushevskaia dhe Laura Vanesa Mercado Baselga. Të gjitha të arrestuara pak ditë më parë si pjesë e një grupi që ushtronin prostitucion në Tiranë, ndërsa u lanë në masën “detyrim paraqitje”.

Gjatë seancës së sotme, ato deklaruan para togave të zeza para Gjykatës së Tiranës për caktimin e masës se kanë ardhur në Shqipëri me dëshirë për të punuar si ‘punonjëse seksi/eskorta’, ndërsa klientët i pronotonin përmes internetit. Madje shtuan se veprimtarinë e prostitucionit e ushtronin në banesa të marra me qira.

Por nga hetimet rezultoi se ishte Beisi Yusmar Rojas Ruiz, me origjinë nga Kolumbia që shfrytëzonte për prostitucion shtetaset e tjera të arrestuara, të cilat kishin ardhur nga vende të ndryshme, në Shqipëri. Ato ishin akomoduar në banesa me qira, në zona të ndryshme të Tiranës dhe nëpërmjet një faqeje në internet, krijonin kontakte me njerëz të ndryshëm, për të ushtruar prostitucionin, kundrejt pagesave. Të gjitha vajzat u arrestuan pak ditë më parë për t’u lëna të lira sot.